Në sulmin terrorist të hënës në darkë në Vjenë ka humbur jetën dhe një shqiptar nga Maqedonia, Nexhip Vrenezi 20 vjeç.
Ai u qëllua me disa plumba kur ka dalë për të pirë një cigare.
Ndërkohë 3 shqiptarë nga Kosova kanë qënë pjesë e forcave policore të cilët, kanë marrë pjesë në operacionin për kapjen e autorit të sulmit terrorist.
Njëri prej tyre është Doruntina Miroci. Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj.
Nga sulmi raportohen deri më tani 4 viktima dhe 15 të plagosur.