Zyrat elektorale të dy partive politike në Fier janë sulmuar në disa orë pas mesnate.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maj” Fier, në rrugën “Jani Bakalli” dhe pranë poliklinikës, sipas policisë, e cila njofton se zyrave elektorale i janë thyer xhamat me gurë.
Autorët nuk janë identifikuar ende.
Sipas burimeve të Balkanweb zyrat elektorale i përkasin Partisë Socialiste dhe Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
Një rast i ngjashëm u raportua rreth një muaj më parë ku u thyen xhamat e zyrës elektorale të Partisë Demokratike në njësinë numër 7 në Tiranë.