Sulmohet makina e aktivistit Arlind Qori

Nga Exit News
Sulmohet makina e aktivistit Arlind Qori

Makina e aktivistit Arlind Qori është sulmuar dhe dëmtuar mbrëmë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Qori në një postim në Facebook, ku ka botuar edhe një foto të makinës së tij, xhami i përparmë i së cilës duket krejtësisht i copëtuar.

Qori shkroi në Facebook se ai ka marrë shumë kërcënime që kur ka mbështetur minatorët e Bulqizës. Megjithatë, shtoi ai, me shumë gjasa ky sulm ishte politik.

Mbrëmë vura re se më kishin thyer xhamin e makinës “luksoze”. Shpresoj shumë të jetë rastësi e ndonjë kalamaje të lagjes, ndonëse mendja më shkon më kollaj te llumi shoqëror dhe politik i Tiranës.

Arlind Qori është ndër drejtuesit e organizatës së majtë “Organizata Politike”, e cila ka drejtuar ose ka marrë pjesë në disa protesta që prej krijimit të saj në 2011.

Qori dhe të tjerë anëtarë të organizatës janë edhe aktivistë të Lëvizjes për Universitetin, përmes së cilës kërkojnë reformimin e sistemin arsimor në Shqipëri.

Muajt e fundit, Organizata Politike mbështeti krijimin dhe aktivitetin e Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës. SMBB protestoi kundër kushteve të punës në minierat e kompanisë Albchrome në Bulqizë, e cila është në pronësi të biznesmenit Samir Mane. Kompania u përgjigj duke shkarkuar nga puna disa drejtues të sindikatës.

Organizata Politike nisi një fushatë kundër bizneseve të Samir Manes. Ata bënë bërë thirrje për bojkot të bizneseve të tij, duke e akuzuar si një oligark të lidhur me qeverisjen e korruptuar të Kryeministrit Rama, dhe shkruan parrulla nëpër Tiranë kundër Manes.

Sulmi ndaj Qorit, për të cilin ai hamendësoi se është politik, vjen një ditë pasi aktivistë të Organizatës Politike, sipas saj, u përplasën me Kryeministrin Rama dje gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të mjekësisë. Ata iu përgjigjën lavdeve të Ramës për reformat në shëndetësi dhe arsim duke i thënë se, në fakt, diplomat e tyre ishin bileta për arratisje nga vendi. Policia ndaloi dy aktivistët Enriko Peçulaj dhe Emiljando Kita.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>