Gazetari turk Erk Acarer, i cili jeton në Berlin, i njohur për kritikat e tij ndaj Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, u sulmua jashtë shtëpisë së tij të mërkurën në mbrëmje, raportoi Deutche Welle. Ai u plagosë në kokë.
Acarer shkroi në Twitter nga spitali se jeta e tij nuk ishte në rrezik dhe se ai i dinte sulmuesit e tij, por nuk do të dorëzohej përballë fashizmit. Ai dhe familja e tij aktualisht janë nën mbrojtjen e policisë gjermane.
Can Dündar, një tjetër gazetar turk gjithashtu në emigrim në Berlin, shkroi në Twitter se sulmi ishte një mesazh i drejtpërdrejtë nga Erdogan: “Unë kam një krah të gjatë. Ne mund të sulmojmë një gazetar disident edhe në Berlin”.
Acer u zhvendos në Gjermani në vitin 2017 me ndihmën e Reporterëve pa Kufij (RSF) pasi ai dhe tre kolegët e tij u akuzuan për botimin e informacionit të klasifikuar mbi sigurinë e shtetit dhe aktivitetet e inteligjencës pas raportimit të tyre mbi vdekjen e një oficeri të inteligjencës turke në Libi, raportoi Deutsche Welle .