Përfaqësuesja e PD Jorida Tabaku tha të dielën më 7 Mars se është fatkeqësi që 25% e të rinjve në Shqipëri nuk janë as në punë dhe as në shkollë.
Ajo zhvilloi një takim në kuadër të 7 Marsit, ku foli për problematikat që ka arsimi në Shqipëri.
Tabaku tha se kjo gjendja e keqe e arsimit është “pasojë e indiferencës që ka treguar Edi Rama ndaj këtij sektori, duke mos e financuar dhe duke e politizuar atë”.
“Është fatkeqësi që 25% e të rinjve në Shqipëri as nuk janë në punë e as nuk janë në shkollë dhe analfabetizmi vetëm rritet siç tregojnë të dhënat e UNDP”, tha Tabaku teksa shtoi se ka mungesë investimesh në arsim.
“Unë mendoj që investimi në arsim është investimi dhe në familje dhe në rini; është e pamundur që ne të kemi edhe rininë që punon më shumë edhe mësuesin me trajtim dinjitoz sepse në fund të ditës”, tha ajo.