Tabaku: 25% e të rinjve në Shqipëri janë pa punë dhe pa shkollë

Nga Exit News
Tabaku: 25% e të rinjve në Shqipëri janë pa punë dhe pa shkollë

Përfaqësuesja e PD Jorida Tabaku tha të dielën më 7 Mars se është fatkeqësi që 25% e të rinjve në Shqipëri nuk janë as në punë dhe as në shkollë.

Ajo zhvilloi një takim në kuadër të 7 Marsit, ku foli për problematikat që ka arsimi në Shqipëri.

Tabaku tha se kjo gjendja e keqe e arsimit është “pasojë e indiferencës që ka treguar Edi Rama ndaj këtij sektori, duke mos e financuar dhe duke e politizuar atë”.

“Është fatkeqësi që 25% e të rinjve në Shqipëri as nuk janë në punë e as nuk janë në shkollë dhe analfabetizmi vetëm rritet siç tregojnë të dhënat e UNDP”, tha Tabaku teksa shtoi se ka mungesë investimesh në arsim.

Unë mendoj që investimi në arsim është investimi dhe në familje dhe në rini; është e pamundur që ne të kemi edhe rininë që punon më shumë edhe mësuesin me trajtim dinjitoz sepse në fund të ditës”, tha ajo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>