Tabaku akuza qeverisë: Banorët u përmbytën se mungojnë investimet

Nga Exit News
Tabaku akuza qeverisë: Banorët u përmbytën se mungojnë investimet

Përfaqësuesja e PD Jorida Tabaku denoncoi të martën qeverinë, duke thënë se banorët janë izoluar nga përmbytjet pasi mungojnë investimet nga qeveria.

Ajo ka zhvilluar një vizitë në Zall Bastar ku u takua me banorët e zonës.

Tabaku u shpreh se si mungesë e investimeve është shembur një urë në këtë zonë dhe banorët janë izoluar.

Ajo akuzoi qeverinë se merret me darka luksoze ndërkohë që qyetarët janë të përmbytur.

Gjatë fjalës së saj Tabaku tha:

“Sot kur Shqipëria është nën shi, kur qeveritarët e zhytur në luks udhëtojnë për dreka dhe për darka me oligarkët dhe me delegacionet me burimet financiare të buxhetit të shtetit, sot kur qeveria tallet.

Banorët e harruar të Zall-Bastarit vuajnë vetëm si rezultat i investimit të munguar, që nuk i kushton asgjë buxhetit të shtetit, që është asgjë në krahasim me shpenzimet miliona euroshe që kjo qeveri ka bërë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>