Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shprehur se PD duhet ta kishte nisur më herët punën në terren për zgjedhjet e 25 prillit.
Tabaku tha për Euronews Albania se në analizën e bërë nga PD rreth zgjedhjeve, janë identifikuar jo vetëm probleme të jashtme por edhe të brendshme.
Një nga problemet e brendshme që ajo theksoi janë mungesa e deputetëve dhe përgjegjësve politikë në disa zona.
“Qytetarët kishin nevojë për një përgjegjës për t’ju drejtuar nga pikëpamja politike”, tha Tabaku.
Ajo nënvizoi se PD duhet ta kishte filluar procesin pak më herët në terren ndërsa shtoi se në të ardhmen është e nevojshme që partia të jetë më e disiplinuar në terrenm më fleksibël me kauzat e qytetarëve dhe të hapet për të përfshirë më shumë zëra.
Sa i përket shtatorit, Tabaku pohoi se në kryesi dhe këshill kombëtar “është disktutuar se është e nevojshme të përdoret çdo platformë, përfshi edhe parlamentin” në mënyrë që të çohet përpara kauza për hetimin e zgjedhjeve, për ekonominë dhe korrupsionin.