Tahiri fajëson drejtësinë për mosdënimin e kriminelëve

Sot, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se reforma në drejtësi është e nevojshme, pasi kriminelët arrestohen nga policia, por rikthehen në shoqëri nga drejtësia.

Në një deklaratë për shtyp, Zoti Tahiri tha:”Ky është prioriteti maksimal i shtetit, shoqërisë dhe parlamentit për të çuar përpara reformën në drejtësi, për të bërë të mundur që puna e policisë të mos shkojë dëm.”

Kjo deklaratë vjen pas asaj të djeshmes të ambasadorit amerikan Donald Lu, i cili përmendi emra konkretë të kriminelëve të lidhur me shtetin. Një prej  të përmendurve ishte Emiljano Shullazi, trafikanti i drogës, mbrojtësi para drejtësisë i të cilit është përfolur të jetë ministri Tahiri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>