Saimir Tahiri e quajti padrejtësi vendimin e Gjykatës së Apelitm, për rihapjen e dosjes së tij nga fillimi në Gjykatës e Shkallës së parë.
“Jo, nuk e prisja, është mbas thuajse 3 vitesh historia do të merrte një drejtim, cilido qoftë. Rikthimi në pikën zero është padrejtësi”, tha ish-ministri i Brendshëm Tahiri për gazetarët pas përfundimit të seancës gjyqësore.
Ai u shpreh se tani nuk do të kërkoj më gjykim të shkurtuar por do të përballet me të gjithë dëshmitarët.
“Një gjë është e sigurt që beteja fillon nga e para. Gjykata e Lartë nuk ekziston, gjykata tha Prokuroria nuk ka zbatuar kërkesat e ligjit për ushtrimin e ndjekjes penale, se cilat janë këto unë nuk e di para se të shoh vendimit”, tha Tahiri për vendimin e Gjykatës.
Ai sërish akuzoi se këto akuza janë sepse ai ka punuar pa komptomise:
“Çdo javë i dërgoja presidentit të emrave të gjyqtarëve që shkelin më parë ligjin, kur drejtoja ministrinë e Brendshme. nuk kam bërë kompromise në kurriz të askujt, nëse kjo do kthehet mbrapsh unë prap në këmbë do jem”.
Tahiri përsëriti se “ju garantoj nuk kam bërë asnjë faj”.