Kryeministri i Kosovë Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë Vuçiç do të takohen sot online, të organizuar nga Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron.
Në takim do të marrin pjesë edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Ky takim u bë pas anullimit të takimit Kosovë-Serbi, në Shtëpinë e Bardhë, pas publikimit të aktakuzave të prokurorit special, kundër Thaçit dhe Veselit.
Hoti dhe Vuçiq do të takohen pastaj në Bruksel, më 12 korrik, për vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, që ka qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Ky dialog u ndërpre në fund të vitit 2018, për vendosjen e taksës 100 përqind, mbi mallrat nga Serbia.
Taksa më vonë është zëvendësuar me masa reciprociteti, por këto të fundit janë hequr nga Qeveria e Hotit, për të mundësuar vazhdimin e dialogut.