Takimi i 2-të Kurti-Vuçiç mbahet më 25 korrik: Asnjë dakordësi mes palëve

Nga Exit News
Takimi i 2-të Kurti-Vuçiç mbahet më 25 korrik: Asnjë dakordësi mes palëve

Takimi i radhës mes Kryeministrit të Kosovës Kurtid he Presidentit të Serbisë Vuçiç do të mbahet më 25 korrik, njoftoi Kurti në një postim në Facebook, pas përfundimit të takimit, të martën. Kurti u shpreh se për axhendën e takimit të ardhshëm nuk kanë rënë dakord.

Ai njoftoi se Presidenti serb nuk u shpreh për propozimin e krijimit të një tregu të përbashkët të Ballkanit Perëndimor nën shembullin e CEFTA-s. Por, sipas Kurtit, Vuçiç nuk pranoi propozimin për:

Një marrëveshje të paqes mes dy vendeve

Njohjen e Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve dypalëshe të reciprocitetit.

Krijimin e një Këshilli Nacional serb në komunat me pakica serbe, siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi.

Hetimin e Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me z. Zoran Angjelkoviq.

Vuçiç pas takimit u shpreh se Kurti nuk pranoi të fliste për asosiacionin e komunave me pakicë serbe.

Për çështjet e personave të humbur, Vuçiç u shpreh se Kurti refuzoi propozimin për “kërkime në nëntë lokacione, dy në Klinë një në Istog, një në Llapushnikë, Mejë të Gjakovë dhe Suharekë. Kemi kërkuar që ne t’i zhvillojmë zhvarrimin pasi dyshojmë se në këto lokacione ka trupa të serbëve”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>