Takimi Kosovë-Serbi do jetë në nivel ekspertësh, jo mes Hotit dhe Vuçiçit

Nga Exit News
Takimi Kosovë-Serbi do jetë në nivel ekspertësh, jo mes Hotit dhe Vuçiçit

Takimi i 28 shtatorit në Bruksel, mes Kosovës e Serbisë do të jetë në nivel ekspertësh dhe jo mes kryeministrit Hoti dhe presidentit Vuçiç siç ishte parashikuar.

Zëdhënësi i BE-së për politikën e Jashtme dhe Sigurin Peter Stano ka deklaruar për gazetaren Erisa Zyka se takimi do të jetë në nivel ekspertësh:

“Takimi i radhës në kuadrin e dialogut Prishtinë- Baograd do mbahet në nivel ekspertësh mbi temën e kërkesës për çështjet financiare për pronat. Çështja e komunave jo-shumicë nuk do jetë në agjendë, pasi njëra palë nuk është dakord për këtë.”

Pyetur nëse anulimi i takimit mes liderëve tregon se në dialogun Kosovë-Serbi ka krizë, Stano u përgjigj:

“Ne nuk kemi anoncuar zyrtarisht një takim në nivel të lartë në 28 shtator. Zhvillimi i dialogut në nivel ekspertesh tregon se nuk ka krizë, por dialogu ecën përpara.”

Më herët, i dërguari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak kishte njoftuar se ekipet negociatore Kosovë-Serbi do të takohen të hënën, 28 shtator.

Lajçak njoftoi se palët do të diskutojnë për pretendimet financiare të të dyja vendeve dhe procedurës për regjistrimin e pronësisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>