Takimi mes delegacioneve kosovare e serbe: Serbia nuk ka zbatuar 11 marrëveshje të dakordësuara

Takimi mes delegacioneve kosovare e serbe: Serbia nuk ka zbatuar 11 marrëveshje të dakordësuara

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, referuar takimit me delegacionin serb në Bruksel javën e kaluar, deklaroi se kanë identifikuar rreth 11 marrëveshje të cilat Serbia nuk i ka respektuar.

Ai sqaroi se palët kanë patur takime të ndara me BE-në, ku delegacioni që ai kryesonte ka parashtruar pretendimet e veta.

“Në këtë takim mes tjerash kemi identifikuar 11 marrëveshje në të cilat Serbia nuk i ka përmbushur detyrimet e saja,” shkruan Bislimi në një postim në rrjetin Facebook.

Ndërkohë, sipas tij, pala serbe ka ngritur 5 pretendime për mosrespektim marrëveshjesh nga ana e Kosovës, ku më e rëndësishmja ka qënë çështja e asociacionit të Komunave Sebe.

Ai konfirmoi mbajtjen e një takimi të përbashkët, të ndërmjetësuar nga BE-ja, ku ka patur mundësi të adresojë kërkesat e Serbisë.

Disa nga kundërargumentet e delegacionit të Kosovës, që Bislimi përmend janë:

– faktit që Serbisë i mungon kredoja morale për të kërkuar zbatimin e marrëveshjeve, kur ajo vetë nuk i ka zbatuar;

– fuqizimin e institucioneve paralele serbe në Kosovë, në kundërshtim me çfarë është dakordësuar në marrëveshje;

– financimin e paligjshëm të personave dhe institucioneve paralele nga Serbia.

Duke iu referuar Asociacionit, Bislimi shkruan se “etëm atëherë kur në Kosovë të mos funksionojë asnjë strukturë paralele serbe; kur nuk do ketë financim ilegal nga Serbia dhe kur askush në Evropë të mos e kontestojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës” mund të diskutohet për të drejtat e minoriteteve në Kosovë.

LEXO  Pas formimit të KLGJ e KLP - Çfarë pritet të ndodhë më pas?

Ai po ashtu vuri në dukje se hedhja poshtë e marrëveshjes për Asociacionin nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk u kundërshtua nga minoritetet vetë, por vetëm nga Serbia.

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme