Takimi Rama – Blinken, marrëveshje mbi koordinimin e teknologjisë 5G

Takimi Rama – Blinken, marrëveshje mbi koordinimin e teknologjisë 5G

Kryeminstri Rama u takua të dielën pasdite me Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, siç edhe ishte paralajmëruar.

Takimi lidhej me nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi mbi koordinimin Shqipëri-SHBA përsa i përket teknologjisë 5G.

Në fjalën e rastit, Blinken deklaroi se Shqipëria po vendoste shembull për vendet e tjera mbi sigurimin e rrjeteve.

“Mendoj se po vendosni një shembull për të tjerët që kur bie fjala për t’u siguruar mbi rrjetet e ndjeshme të teknologjinë të punojmë me shitës të besuar,” u shpreh Blinken.

Ai falenderoi vendin për nismat e përbashkëta, mes të cilave përmendi stërvitjen Defender21, dhe shtoi se ato do të vazhdojnë në kuadrin e Këshillit të Sigurimit, ku Shqipëria u zgjidh anëtar jo i përhershëm.

Nga ana e tij, kryeministri Rama deklaroi se shpreson që të bindë edhe vendet e tjera të rajonit të bëhen pjesë e të njëjtës nismë në mënyrë që “ta vëmë këtë korridor të sigurtë në duart e qytetarëve dhe institucioneve, që të mos e lëmë në duar të aktorëve të tretë që mund të jenë dashakeq”.

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme