Taksa e ndërtimeve të reja, motori ekonomik që drejton Bashkinë Tiranë

Taksa e ndërtimeve të reja, motori ekonomik që drejton Bashkinë Tiranë

Për të dytin vit radhazi, të ardhurat kryesore të Bashkisë Tiranë vijnë nga taksa e ndikimit të infrastrukturë të ndërtimeve të reja.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Monitor, për vitin 2018, Bashkia Tiranë pritet të mbledhë rreth 3,7  miliardë lekë (30 milionë euro) vetëm nga taksa e ndërtimeve të reja. Kjo shifër është sa një e treta (32,4 për qind) e të gjithë të ardhurave të Bashkisë Tiranë për vitin 2018.

Krahasuar me një vit më parë, të ardhurat nga kjo taksë janë rritur me rreth 10 miliardë lekë (rreth 8 milionë euro).

Dyfishimi i taksës së infrastrukturës nga 4 në 8 për qind, si dhe një rritje e madhe e lejeve të ndërtimit të dhëna nga bashkia kanë çuar në rritjen e të ardhurave të bashkisë.

Vetëm në 9-mujorin e parë të 2018-ën, Bashkia Tiranë ka dhënë 268  leje ndërtimi, me një rritje prej 38 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për vitin 2019, Kryebashkiaku Veliaj parashikon të mbledhë 8 për qind më shumë të ardhura nga taksa e infrastrukturës së ndërtimeve të reja, ç’ka lë të nënkuptohet se dhe lejet e ndërtimit do të jenë me shumë gjasa më të larta së këtë vit.

Në të njëjtën kohë, të ardhurat nga tatimi mbi biznesin e vogël vazhdojnë të bien – më pak se 25për qind të të ardhurave totale.

Këto shifra tregojnë qartë se buxheti i Bshkisë Tiranës, dhe rrjedhimisht funksionimi i vetë bashkisë, varet nga projektet e ndërtimit, pra nën drejtimin e Kryebashkiakut Veliaj, ndërtimi është motori ekonomik që drejton Bashkinë Tiranë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>