Talebanët pritet të formojnë qeverinë e re javën që vjen.
Lajmi u bë i ditur për Reuters nga zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, teksa ushtria amerikane ka filluar shpërnguljen nga Afganistani të shtunën.
Mujahid shtoi se, ndërkohë, janë emëruar disa kryesues në disa institucione kyçe si arsim, banka qëndrore dhe shëndetësi.
Ai dënoi operacionin e ndërrmarr nga SHBA-të për vrasjen e dy prej ideatorëve të sulemve kamikaze të së enjtes në aeroportin e Kabulit, që mendohet se kanë lënë qindra të vdekur, ndryshe nga sa u raportua në fillim.
Por, në të njëjtën kohë Mujahid i bëri thirrje konunitetit ndërkombëtar për të vendosur marrëdhënie diplomatike me qeverinë e re të Afganistanit.
Ai tha se problemet ekonomike të muajve të fundit në vend, si zhverësimi i monedhës vendase, do të marrin fund me krijimin e institucioneve të reja.
Por, ndërkohë Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për një krizë humanitare, teksa vendit iu mohua aksesi në miliarda dollarë ndihme financiare me kërkesë të Shteteve të Bashkuara javën e kaluar.