Forcat talebane kanë njoftuar se kanë rrethuar Kabulin, kryeqytetin e Afganistanit, raporton BBC.
Luftëtarët talebanë filluan të hyjnë në qytet të dielën pasi morën nën kontroll të gjitha qytetet kryesore të Afganistanit, përveç kryeqytetit, në vetëm 10 ditë.
Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha në një deklaratë se ata janë në bisedime me qeverinë për një dorëzim paqësor të Kabulit.
Në deklaratë thuhet se luftëtarët nuk do të lejohen të bëjnë festime duke qëlluar me armë. Ai shtoi se anëtarë të forcave afgane do të lejoheshin të ktheheshin në shtëpitë e tyre.
Zyrtari gjithashtu u citua të thoshte se aeroporti dhe spitalet do të lejoheshin të vazhdonin funksionimin dhe se shërbimet e emergjencave nuk do të bllokoheshin.
Të huajve u është thënë se mund të largohen nëse dëshirojnë, ose të regjistrojnë praninë e tyre tek administratorët talebanë.
SHBA-të ndëkohë kanë nisur evakuimin e të gjithë anëtarëve të ambasadës së saj në Kabul.