Talebanët vendosin nën arrest shtëpie ish-presidentin afgan, veniten shpresat për qeveri gjithpërfshirëse

Nga Exit News
Talebanët vendosin nën arrest shtëpie ish-presidentin afgan, veniten shpresat për qeveri gjithpërfshirëse

Deklaratat e talebanëve për një qeveri gjithpërfshirëse pak ditë pasi morën nën kontroll Kabulin tashmë duket kanë pak gjasa të realizohen.

CNN raporton se talebanët i kanë hequr rojet e sigurisë ish-presidentit afgan Hamid Karzai dhe Abdullah Abdullah, ish-kreu i ekzekutivit që tashmë drejton Këshillin e Lartë për Pajtimin Kombëtar.

Të hënën, talebanët konfiskuan armët nga truprojat e Karzait dhe automjetet e tij. Ish-presidenti u zhevendos në të njejtën banesë me Abdullah të cilit i hoqën gjithashtu rojet dhe automjetet.

Karzai dhe Abdullah janë nën arrest shtëpie në Kabul pa truprojat e tyre dhe në mëshirën e talebanëve, raporton CNN.

Javën e kaluar, një zëdhënës i talebanëve tha grupi donte të formonte një qeveri gjithëpërfshirëse. Që atëherë ka zhvilluar bisedime me ish -presidentin Karzai dhe ish -shefin ekzekutiv Abdullah, të cilët qëndruan në Kabul pasi talebanët morën kryeqytetin.

Abdullah tha se kishte shpresë që talebanët të formonin një qeveri gjithëpërfshirëse, por sipas burimeve të CNN tani është më pak optimist sesa një javë më parë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>