Dënimet me vdekje dhe prerje gjymtyrësh do të rikthehen në fuqi në Afganistan sipas shefit të burgjeve i cili tha për Associated Press se ato janë ishin “të nevojshme për sigurinë”.
Mullah Nooruddin Turabi, tha se këto ndëshkime mund të mos bëhen më në publik, siç ekzekutoheshin gjatë sundimit të talebanëve në vitet ’90.
Që nga marrja e pushtetit në Afganistan më 15 gusht, talebanët kanë premtuar një formë më të butë të sundimit sesa në mandatin e tyre të mëparshëm.
Por tashmë ka pasur raporte të shumta për abuzimet me të drejtat e njeriut në të gjithë vendin.
Talibanët bënë të qartë se pas ardhjes në pushtet do të rikthejnë ligjin Sharia si bazë për qeverisjen e vendit.
Ky interpretim ultrakonservator i islamit përfshin dënime si 100 goditje me kamzhik, vrasje me gurë dhe prerje gjymtyrësh.
Sidoqoftë, grupi tani po e balancon këtë dëshirë për t’iu drejtuar bazës së tyre konservatore me një nevojë për të krijuar lidhje me bashkësinë ndërkombëtare dhe që kur erdhën në pushtet, talebanët janë përpjekur të paraqesin një imazh më të përmbajtur të vetes.
Turabi i tha AP se megjithëse format e ashpra të ndëshkimit do të vazhdonin, grupi tani do të lejonte televizorë, celularë, aparatet fotografikë dhe kamerat.