Talibanët ftojnë gratë të bashkohen në qeverisje

Nga Exit News
Talibanët ftojnë gratë të bashkohen në qeverisje

Talibanët shpallën “amnisti” dhe u bënë thirrje grave të bashkohen me qeverinë e tyre të re të martën, pasi grupi militant shënoi ditën e parë të asaj që po e quan “Emirati Islamik i Afganistanit”.

Talibanët janë të njohur për ekzekutimin publik të grave, zakonisht për shkak të tradhtisë bashkëshortore. Këto ngjarje kanë ndodhur në stadiumin kryesor të futbollit në Kabul gjatë pushtetit të tyre në vitet 1990. Zakonisht, gratë ose u vranë me gurë ose u qëlluan për vdekje nga afër.

Annie Pforzheimer, zëvendës shefe e misionit në ambasadën në Kabul nga viti 2017-18, i tha medias amerikane se: ‘Gratë dhe vajzat afgane, të cilat kanë pasur qasje në arsimin dhe punësimin për 20 vitet e fundit, ka të ngjarë të shohin rivendosjen e kufizimeve”.

Por talibanët kanë thënë se “Emirati Islamik nuk dëshiron që gratë të jenë viktima” raporton AP.

“Ata duhet të jenë në strukturën qeveritare sipas ligjit të Sheriatit. Struktura e qeverisë nuk është plotësisht e qartë, por bazuar në përvojën, duhet të ketë një udhëheqje plotësisht islamike dhe të gjitha palët duhet të bashkohen”, shtoi AP.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>