
Talibanët kanë premtuar se do të lejojnë një kalim të sigurtë për këdo që do të largohet nga vendi, sipas një deklaratë të Britanisë, SHBA-ve dhe 90- vendeve të tjera.
Në deklaratën e përbashkët shkruhet se: “talibanët na kanë siguruar se të gjithë qytetarët e huaj dhe afganët me të drejtë udhetimi për në vendet perëndimore do të lejohen të largohen të sigurtë nga të gjitha pikat kufitare”.
Javën e kaluar, talibanët u shprehën se nuk do të lejonin afganistat të largoheshin nga vendi por vetëm qytetarët e huaj.
Kryeministri britanik Johnson deklaroi të dielën se nëse talibanët duan të njihen ndërkombëtarisht duhet të sigurojnë një kalim të sigurtë pë rata që duan të largohen.
Britania i ka bërë thirrje vendeve të tjera të ndihmojnë në ngritjen e kampeve të emigrantëve në kufi me Afganistanin.