Talibanët nuk lejojnë zgjatjet e evakuimeve përtej 31 gushtit

Nga Exit News
Talibanët nuk lejojnë zgjatjet e evakuimeve përtej 31 gushtit

Talibanët nuk do të pranojnë zgjatje të aftit të evakuimit përtej 31 gushtit. kështu u shpreh një zëdhënës i grupit taliban për televizionin britanik të lajmeve Sky Neës.

Ky veprim do të nënkuptonte zgjatje të pushtimit” dhe kjo është “një vijë e kuqe”, tha të hënën Suhail Shaheen, anëtar i delegacionit talebanë në Doha, kryeqyteti i Katarit.

Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden u shpreh të dielën se evakuimi i amerikanëve dhe personave të tjerë do të shtyhet edhe përtej 31 gushtit.

Aeroporti ka qenë skenë e kaosit që kur talebanët kapën kryeqytetin afgan në 15 gusht ndërsa forcat amerikane dhe ndërkombëtare përpiqen të evakuojnë qytetarët dhe afganët e pambrojtur.

Një zyrtar i NATO -s ka thënë se të paktën 20 persona kanë vdekur në aeroport dhe përreth tij javën e kaluar.

4 persona u vranë të hënën pas një përplasje me armë me ushtrinë amerikane dhe gjermane.

SHBA-të kanë njoftuar se tani kanë evakuuar rreth 7 mijë amerikanë të dielën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>