Talibanët kanë grumbulluar një sasi të madhe armësh, municionesh helikopterësh, avionë luftarakë të dhënga nga SHBA-të për forcat afgane të sigurisë, raporton AP.
SHBA shpenzoi miliarda dollarë gjatë dy dekadave për të trajnuar dhe mbështetur forcat afgane të sigurisë, por talebanët ishin përfituesit përfundimtarë të investimeve dhjetëvjeçare.
I pyetur të hënën nëse SHBA po ndërmerr ndonjë hap për të siguruar që pajisjet ushtarake të mos bien në duart e talebanëve, specialisti i logjistikës i Pentagonit, gjeneral -gjenerali Hank Taylor u tha gazetarëve: “Unë nuk kam përgjigjen për pyetjen”.
Talebanët morrën pajisje moderne ushtarake kur pushtuan forcat afgane në të gjithë vendin.
Ata grumbulluan armë zjarri – përfshirë armë, municion dhe helikopterë si dhe avionë luftarak, kur pushtuan kryeqytetet krahinore dhe bazat ushtarake.
Ushtria dhe policia afgane ishin të pajisura me armë, por zyrtarët e Biden – përfshirë edhe vetë presidentin – thonë se atyre u mungonte motivimi luftarak.
“Paratë nuk mund të blejnë vullnet. Ju nuk mund të blini udhëheqje,” tha të hënën John Kirby, zëdhënësi kryesor i Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin.
“Parimi i luftës qëndron – faktorët moral mbizotërojnë faktorët materialë,” i tha AP Doug Lute, një gjeneral në pension i cili ndihmoi drejtimin e strategjisë afgane të luftës gjatë administratave të George W. Bush dhe Barack Obama.
“Morali, disiplina, lidershipi, kohezioni i njësive janë më vendimtare sesa numri i forcave dhe pajisjeve. Si të huaj në Afganistan, ne mund të sigurojmë materiale, por vetëm afganët mund të sigurojnë faktorët moralë të paprekshëm,” tha Lute.
SHBA shpenzoi afërsisht 145 miliardë dollarë në përpjekjen për të rindërtuar Afganistanin, sipas AP.
Rreth 83 miliardë dollarë nga totali shkuan për zhvillimin dhe mbështetjen e ushtrisë dhe forcave policore të Afganistanit, sipas AP.