Talibanët gjuajtën me armë drejt grave afgane, të cilat po protestonin për të drejta të barabarta të shtunën në Kabul, raporton Associated Press.
Protesta e grave – e dyta në dy ditë – filloi në mënyrë paqësore, me protestuesit që vendosën një kurorë jashtë Ministrisë së Mbrojtjes të Afganistanit për të nderuar ushtarët afganë që vdiqën duke luftuar kundër talebanëve, sipas AP.
Ndërsa protestuesit marshuan drejt pallatit presidencial, thirrjet e tyre u bënë më të forta pasi ata kërkuan respektimin e të drejtave të njeriut nga udhëheqësit talebanë.
Kur grupi iu afrua pallatit presidencial, megjithatë, një duzinë oficerë të forcave speciale talebane hynë në turmë dhe qëlluan në ajër – duke i shpërndarë demonstruesit.
Shefi i agjencisë së inteligjencës së Pakistanit, e cila ka një ndikim të fortë mbi talebanët, gjithashtu vizitoi në mënyrë të papritur Kabulin të shtunën, raporton AP.
Talebanët kanë ofruar garanci se udhëheqja e tyre ka ndryshuar, duke thënë se vajzat mund të shkojnë në shkollë dhe gratë mund të shkojnë në punë, raporton Dave Lawler i Axios.
Por shumë afganë, veçanërisht gratë, janë skeptikë ndaj premtimeve të talebanëve dhe kanë frikë se qevria do të jetë njësoj me atë në vitet 1990, kur liritë e grave u kufizuan dhe të drejtat e tjera të njeriut ishin të kufizuara.