Talibanët vrasin 4 persona dhe i varin në mes të qytetit

Nga Exit News
Talibanët vrasin 4 persona dhe i varin në mes të qytetit

Autoritetet talebane vranë katër persona dhe i vendosën trupat e tyre në sheshin kryesor  në qytetin e Herat, Afganistani perëndimor, sipas raporteve të shumta.

Kjo është një shenjë tjetër e kthimit të regjimit taleban të viteve 1996-2001, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë së re për të projektuar një imazh modern, më përfshirës.

Disa ditë më parë themeluesi i talebanëve i tha AP se dënimet e rrepta duke përfshirë prerjen e duarve dhe ekzekutimet do të ktheheshin në Afganistan.

Zëvendësguvernatori i Heratit Sher Ahmad Ammar tha në një intervistë për Reuters të shtunën se personat e vrarë kishin rrëmbyer një biznesmen lokal dhe djalin e tij, por rrëmbyesit vdiqën gjatë një shkëmbimi të armëve me një taleban.

“Trupat e tyre u sollën në sheshin kryesor dhe u shfaqën në qytet si një mësim për rrëmbyesit e tjerë,” tha ai, duke vënë në dukje se një luftëtar taleban u plagos në shkëmbim zjarri, por çifti i rrëmbyer u lirua i padëmtuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>