TAP nis ndërtimin e stacionit të gazit në Shqipëri

Nga Exit News
TAP nis ndërtimin e stacionit të gazit në Shqipëri

Qeveria shqiptare dhe përfaqësuesit të Gazsjellësit TransAdriatik, TAP firmosën marrëveshjen për ndërtimin dhe dorëzimin e pikës së daljes së gazit në Shqipëri, të martën.

Kjo pikë dalëse e gazit do të shërbejë për furnizimin e vendit me gaz si dhe furnizimin me gazin e prodhuar në Shqipëri dhe shpërndarjen e tij në Evropë.

Ndërkohë, qeveria në kontratën e lidhur me kompaninë amerikane Exxon Mobile, për vënien në funksion të TEC-it të Vlorës parashikon edhe ndërtimin e tubacioneve nga TEC-i drejt stacionit të gazit.

Në aktivitetin e firmosjes së marrëveshjes, Kryeministri Rama u shpreh se “TAP nuk është thjesht një rrugë kalimi por një burim i sigurtë i zhvillimit ekonomik”.

Në total TAP ka një gjatësi prej 878 kilometrash prej të cilave 550 kilometra janë në Greqi, 215 kilometra në Shqipëri, 105 kilometra në Detin Adriatik dhe 8 kilometra në Itali.

Pjesa shqiptare e gazsjellësit do të administrohet nga kompania shtetërore italiane e gazit SNAM me kompaninë shqiptare shtetërore të gazit Albgaz sh.a.

Investimi i plotë për ndërtimin e TAP në Shqipëri është 1,5 miliardë euro, duke u bërë kontribuesi më i madh në stokun e Investimeve të Huaja Direkte (IHD).

Ndërtimi i gazsjellësit do të furnizojë vendet e BE-së me gaz nga Azerbaxhani me qëllim uljen e importit të gazit nga Rusia.

TAP, në vitin 2020 shpërndahu sasia e parë e gazit nga Azerbajxhani në Evropë.

Ai lidhet më gazsjellësin Trans—Anatolian (TANAP) në kufirin e Greqisë me Turqinë, më pas duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe Detit Adriatik do të përfundojë në brigjet e Italisë së Jugut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>