TAP përfundon 80% të punës, rritet rreziku për rënien e investimeve të huaja

TAP përfundon 80% të punës, rritet rreziku për rënien e investimeve të huaja

Rreziku se duke filluar nga viti 2018, investimet e huaja direkte do të bien ndjeshëm është mjaft i madh.

Projekti i gazsjellësit TAP, që aktualisht zë pjesën më të madhe të stokut të Investimeve të Huaja Direkte (IHD) është drejt përfundimit.

Mbi 80 për qind e tubave të gazsjellësit Trans-Altantik janë vendosur në Shqipëri e Greqi, pra mbi 620 kilometra tubacione, nga 765 kilometra që parashikon i gjithë projekti. Lajmin e bën të ditur konsorciumi, grupi i kompanive që menaxhojnë projektin.

Gjatë dy viteve 2017-2018 ishte parashikuar që për TAP të investohej në Shqipëri një total prej 800 milionë eurosh. Kjo shumë përfaqëson kontributin më të madh në gjithë grupin e Investimeve të Huaja Direkte të Shqipërisë, – aktualisht stoku total i IHD-ve është rreth 1,5 miliardë euro.

Alarmin për nevojën urgjente për tërheqjen e investimeve të huaja direkte e kanë ngritur dhe Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar apo dhe agjensia ndërkombëtare vlerësuese Standard and Poor’s. Këto institucione, ndër të tjera rekomandojnë dhe zbatimin e reformave, luftën ndaj korrupsionit, respektimin e të drejtës së pronës dhe forcimin e institucioneve si faktorë që do të përmirësojnë ndjeshëm klimin e biznesit, do të tërhiqnin investime të reja dhe do të rrisnin perspektivën e rritjes ekonomike të vendit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>