Taulant Balla: Modeli i propozuar nga PS siguron lista të hapura, votojeni sa më parë

Nga Exit News
Taulant Balla: Modeli i propozuar nga PS siguron lista të hapura, votojeni sa më parë

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla i bëri thirrje Këshillit Politik që të pranojë modelin e propozuar nga PS për listat e kandidatëve për deputetë dhe të miratojë sa më parë ndryshimet kushtetuese.

Sipas Ballës, në modelin e propozuar nga PS, qytetarët kanë të drejtën që krahas partisë apo koalicionit zgjedhor, të zgjedhin dhe një kandidati/kandidateje të preferuar.

“Të gjithë kandidatët në listë i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit.

U jepet e drejta zgjedhësve që të ndryshojnë renditjen e kandidatëve dhe respektivisht ndarjen e mandateve duke vlerësuar ata kandidatë që demonstrojnë që gëzojnë një mbështetje të madhe, edhe mbi vetë renditjen e partisë që i propozon,” u shpreh Balla.

Ai i bëri thirrje opozitës që të tërhiqet nga shantazhet, akuzat e bllofet, por të votojnë sa më parë Kodin Zgjedhor me ndryshimet e reja.

Siç Exit News ka sqaruar më parë, propozimi i PS-së për ‘listat e hapura’ është praktikisht sistem me lista të mbyllura. Ai krijon vetëm një mundësi të vogël që ndonjë ndonjë kandidat shumë popullor që nuk behet dot deputet sipas renditjes së partisë të bëhet duke zëvendësuar fituesin e fundit nga lista e partisë.

Për të mësuar më shumë për propozimin e PS-së, lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>