Taulant Balla: Porti MBM në Porto Romano do të zëvendësojë Portin e Durrësit për transportin e mallrave

Nga Exit News
Taulant Balla: Porti MBM në Porto Romano do të zëvendësojë Portin e Durrësit për transportin e mallrave

Kuvendi miratoi të enjten zgjerimin e koncesionit MBM në Porto Romano për të përfshirë edhe transportin e mallrave të tjera.

Numri dy i socialistëve Taulant Balla ka zbuluar se ai do të zëvendësojë Portin e Durrësit për transportin e mallrave, për të ulur ndotjet duke e reduktuar Durrësin në port për pasagjerët dhe turizëm.

Në një ndërhyrje të tij në Kuvend gjatë seancës së shqyrtimit të shtesës së kontratës koncesionare, Zoti Balla u shpreh:

“Shtesa e kontratës konçesionare në portin “Porto Romanos” është një domosdoshmëri për të vijuar një investim të rëndësishëm, për ta çliruar në të ardhmen portin e Durrësit nga ndotjet që mund të bëjnë operatorë të ndryshëm.

Se porti i Durërsit, aty ku është, duhet të jetë në të ardhmen një port turistik dhe udhëtarësh.

Historia që në mes të qendrës së Durërsit shkarkohen kontiniera me krom me qymyr me plehra, kjo histori nuk duhet të vazhdojë. Në qendër të Durrësit nuk mund të ketë më shkarkim mbetjesh dhe lëndësh teknologjike.

Krijimi i një porti të ri ai i Porto Romanos e ka lehtësuar dhe ka ulur ndotjet nga anijet e transporti të naftës dhe të krudit, apo të nënproduketeve të tjera.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>