Prej disa ditës të burgosurit dhe të arrestuarit në dhomat e paraburgimit në burgun e Peqinit kanë nisur grevën e urisë, në shenjë proteste.
Ata pretendojnë se në burg po u shkelen të drejtat bazike të njeriut.
Të burgosurit kërkojnë nga institucionet shtetërore që të miratojnë një amnisti të përgjithshme për një sërë krimesh që përfshihen nga amnistia; të lehtësohen kushtet për aplikimin e lirimit me kusht, të përmirësohen kushtet brenda burgut dhe sjellja e punonjësve të sigurisë ndaj tyre.
Po ashtu ata kërkojnë që të kenë mundësi më të shumta komunikimi me familjarët, t’i lejohet mbajtja e celularëve dhe të lejohen që të burgosurit të marrin pako të shpeshta nga familjarët.
Protesta e të burgosurve vjen pak ditë pasi një grup të dënuarish po në këtë burg refuzuan ushqimin në shenjë proteste në mbështetje të dy të burgosurve, Albion Aliko dhe Genci Ballës, të cilët u çuan në regjimin e izolimit ’41-bis’.