
Të burgosurit në burgun e Peqinit kanë përfunduar grevën pas takimit me ekipin e Ministrisë së Drejtësië.
Sipas BalkanWeb, të burgosurit kanë rënë dakort me zgjidhjen e dhënë nga Minsitria.
Prej disa ditësh të burgosurit dhe të arrestuarit në dhomat e paraburgimit në burgun e Peqinit kanë nisur grevën e urisë. Ata pretendojnë se në burg po u shkelen të drejtat bazike të njeriut.
Për shkak të grevës, Ministria shkarkoi drejtorin e burgut të Peqinit, Bukurosh Malluta.