Të dhënat e infektimit me Covid-19 në vend gjatë javës së fundit

Të dhënat e infektimit me Covid-19 në vend gjatë javës së fundit

Numri i infektimeve me Covid-19 në vend është rritur gjatë javës së fundit dhe po ashtu edhe shtrimet në spitale, e mandej edhe numri i fataliteteve.

Qysh prej të enjtes së shkuar janë regjistruar 119 viktima, ndërkohë që, numri total i rasteve të reja të regjistruara për shtatë ditët e fundit është 6404.

Ky numër është i afërt me atë të personave të shëruar, 6483.

Para një jave në 4 spitalet Covid ishin 618 persona, ndërsa sot gjenden 628.

Nëse llogarisim edhe personat që kanë humbur jetën, mund të deduktojmë se kemi mbi 100 shtrime më tepër se javën e kaluar.

Mosha mesatare e viktimave varion nga 42-85.

Mesatarja e të shtruarve në terapinë intensive është  43, ndërsa e personave të intubuar 15.

Qytetet me te prekura kanë qënë vazhdimisht  Tirana, Fieri, Durrësi dhe Vlora.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme