
Ministri i shëndetësisë në Itali tha ditën e djelë se të dhënat e reja mbi situatën epidemiologjike në vend janë “të tmerrshme” dhe se vendi ka vetëm dy ditë kohe për të miratuar rregulla kufizuese të tjera për të ndaluar përhapjen e tij.
Ditën e shtunë italia regjistroi thuajse 32,000 raste të reja me COVID-19.
Kjo është shifra më e lartë ditore e regjistruar që prej nisejs së krizës.
‘Kemi 48 orë kohë për të aprovuar kufizime të tjera të rregullave, ka ende shumë njerëz rreth e rrotull”, tha Roberto Speranca për Corriere della Sera.
Javën e kaluar, koalicioni qeverisës e drejtuar nga Kryeministri Conte vendosi rregulla kufizuese për bizneset, duke i detyruar baret dhe restorantet të mbyllen në oren 18:00. Palestrat gjithashtu u mbyllën bashkë me kinematë dhe teatrot.