Të dhënat personale të pacientëve COVID-19 po rrjedhin e shpërndahen në WhatsApp çdo ditë

Nga Alice Taylor
Të dhënat personale të pacientëve COVID-19 po rrjedhin e shpërndahen në WhatsApp çdo ditë

Lista me informacionet personale të pacientëve me Covid-19 po qarkullon në grupe WhatsApp-i, në shkelje serioze të privatësisë së atyre që janë infektuar.

Exit News ka parë dy dokumente, një nga Drejtoria Shëndetësore Rajonale i Durrësit dhe një nga e Krujës, me tabelat e të dhënave të pacientëve me Covid-19.

Tabelat që qarkullojnë në publik për të infektuarit në Durrës përmbajnë emrin, moshën, adresën, dhe nëse ata janë të shtruar në spital apo jo.

Ndërsa një pjesë të tabelës për të infektuarit në Krujë, por ku kemi fshirë emrat e pacientëve, Exit News po e sjell më poshtë:

WhatsApp Image at

Burime për Exit News kanë pohuar se përditësimi i listave bëhet çdo ditë dhe dërgohet nëpërmjet Whatsapp-it, tek punonjësit e shëndetësisë.

Këto informacione nuk mbrohen vetëm nga konfidencialiteti mjekësor dhe marrëdhënia mjek-pacient, por ato mbrohen sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Kjo që po ndodh çdo ditë është një shkelje e rëndë e të drejtave të pacientëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>