Të dhënat shkencore tregojnë mashtrim “marramëndës” në zgjedhjet në Rusi

Nga Exit News
Të dhënat shkencore tregojnë mashtrim “marramëndës” në zgjedhjet në Rusi

Votimet në Rusi për ndryshimin e Kushtetutës me qëllim zgjatjen e pushtetit të Putinit deri në 2036 janë të mbushura me mashtrime dhe me hile, u shprehën eskpertët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve, sipas Agjensisë së Lajmeve, AFP.

Rreth 78% e votuesve kanë votuar në pro të paketës së ndryshimeve, dhe pjesmarrja në zgjedhje ishte 68%, një rezultat që Kremlin e përshëndeti si një “triumf, ndërsa kritikët si rezultat të paligjshëm.

Përveç shtimit të parimeve populiste dhe konservatore në Kushtetutë, ndryshimet gjithashtu i mundësojnë Putinin të kërkojë të rizgjidhet edhe dy herë pas vitit 2024 duke kaluar çdo president tjetër.

Fizikanti i shquar Sergei Shpilkin publikoi të enjten prova statistikore për mashtrimet e kryera në zgjedhjet nga 25 qershori deri në 1 korrik.

Shpilkin ka treguar se zonat të cilat kanë pasur pjesmarrje të shumtë jo të zakonshme, kanë votuar gati 100 përqind pro ndryshimeve kushtetuese. Kjo tregon se rreth 22 milionë vota janë të rreme.

“Nuk ka pasur manipulim të votave në zgjedhjet e Rusisë në këtë shkallë në të kaluarën e afërt. Në terma absolutë, ky është një rast i pashembullt”, tha ai për Forbes Rusia.

“Në terma relativë, një situatë e ngjashme u pa në zgjedhjet e Dumës së Shtetit 2016,” tha Shpilkin, duke iu referuar zgjedhjeve për dhomën e ulët të parlamentit të Rusisë, ku partia në pushtet zyrtarisht fitoi 54% të votave përkundrejt 40% të rezultateve të shënuar në të vertet.

Shpilkin publikoi më parë prova statistikore për mashtrime të votave në zgjedhjet e Dumës së Shtetit 2011 dhe zgjedhjet presidenciale të vitit 2018 që i dhanë Putin mandatin e tij të katërt.

Grupi i monitorimit të zgjedhjeve Golos tha të enjten se kishte pranuar më shumë se 2 100 ankesa për shkelje të mundshme, përfshirë raportime nga punonjës të detyruar të votojnë nga punëdhënësit e tyre. Organizata tha që deri në 58 milion vota të rreme mund të jenë subjekt i mosmarrëveshjeve juridike sepse ligji zgjedhor i Rusisë për reformat kushtetuese nuk parashikon një mekanizëm të votimit të parakohshëm.

Kritiku kryesor i Kremlinit, Alexei Navalny gjithashtu dënoi sondazhin, duke bërë thirrje në Tëitter se Putini vendosi “rekord në votime të rreme” dhe rezultati nuk kishte “asgjë të përbashkët me pikëpamjet e njerëzve”.

Këto votime u kritikuan edhe nga Shtetet e Bashkuara, të cilat shprehën shqetësimin për përpjekjet për të “manipuluar” votën, ndërsa BE i bëri thirrje Rusisë të hetojë raportimet për parregullsi në votime.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>