Të gjitha detajet e operacionit të shkatërrimit të bandës shqiptare të kokainës

Nga Exit News
Të gjitha detajet e operacionit të shkatërrimit të bandës shqiptare të kokainës

Policitë e 10 vendeve, mes të cilave dhe ajo shqiptare, bashkëpunuan për të shkatërruar një prej bandave ndërkombëtarëe të kokainës, drejtuar nga shqiptarë, nën hetim prej 5 vitesh. Operacioni u quajt ‘Los Blancos’.

Mes 20 të arrestuarve ishte dhe Eldi Dizdari, një emër i njohur i krimit shqiptar, si dhe 9 shqiptarë të tjerë, 5 prej të cilëve u arrestuan në Shqipëri, ndërsa të tjerët në vende të ndryshme të botës.

Gjatë 5 viteve hetim, policia ka kapur mbi 4 tonë kokainë dhe 5,5 milionë euro të kësaj bande.

Exit News sjell më poshtë të gjithë të dhënat e operacionit.

Banda e trafikut të kokainës, e quajtur ‘Kompania Bello’, dyshohet se drejtohej nga Dritan Rexhepi, i cili është arrestuar në Ekuador disa vite më parë.

Shqipëtarët e arrestuar gjatë operacionit janë:

  • Eldi Dizdari, 31 vjeç, i arrestuar në Dubai,
  • Lek Colaj, 40 vjeç, i arrestuar në Rumani;
  • Gjergj Lesaj, 38 vjeç, i arrestuar ne Holandë;
  • Sokol Aliko (Memetaj), 36 vjeç, i arrestuae në Spanjë;
  • Robert Varga, 44 vjeç, i arrestuar në Hungari,
  •  Gentjan Manaj, i arrestuar në Tiranë,
  •  Elvis Jaupaj, i arrestuar në Vlorë,
  •  Jorin Llambro, i arrestuar në Vlorë,
  • Rexhino Ibrahimi, i arrestuar në Durrës,
  • Vladimir Lesaj, i arrestuar në Lezhë.

Banda bënte transportin e kokainës direkt nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës.

Ajo mbulonte e vetme të gjithë zinxhirin e lëvizjes që kryente droga që nga blerja e saj në kartelet e drogës në Amerikën e Jugut, tek dërgesa në portet e Europës dhe më pas tëk shpërndarja në qytete.

Anëtaët e bandës të shprëndarë kudo në botë, komunikonin nëpërmjet aplikacioneve të koduara të komunikimit.

Sipas hetimeve të antimafias italiane, banda ekzekutonte këdo anëtar të saj që bashkëpunonte me drejtësinë në rast të një arresti dhe nuk respektonte kodin e Omertës, heshtjes.

Paratë e përfituara nga trafiku i drogës pastroheshin përmes dërgimit të lekëve në vende si Shqipëria, jo duke përdorur bankat, por pikat e transferimit të parave. Nuk ka ende informacione nëse paratë investoheshin më pas nëpër biznese.

Kush është Dritan Rexhepi

Dritan (Gramoz) Rexhepi është dënuar në mungesë, nga gjykata shqiptare, me 25 vite burgim, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, në vitin 1998.

Rexhepi ka ndërruar disa herë emrat dhe njihet për arratisjet nga burgjet. Ai u arratis fillimisht nga drejtoria e Policisë Durrës, pas arrestimit për vrasjen e dy policëve në vitin 2007.

Pas 6 vitesh u arrestua në Itali, por dhe nga burgu italian u arratis. Më pas rexhepi u arrestua në Spanjë, për interes të policisë belge. Pas dërgimit në Belgjikë, Rexhepi sërish mund të arratisej nga burgu.

Dyshohet se për herë të fundit, në Shqipëri, Rexhepi ka qenë në vitin 2013 dhe ka përdorur emrin Lulzim Murataj. Në vitin 2014, ai u arrestua në Ekuador dhe është dënuar me 13 vite burgim për trafik kokaine dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Rexhepi dyshohet se është dhe porositësi i pengmarrjes dhe vrasjes së Jan Prengës në janar 2020. Ai i ka mohuar këto akuza.

Kush është Eldi Dizdari

Eldi Dizdari dyshohet se ka qenë i përfshirë dhe në përplasjen e tetorit 2018, në ish-Bllok mes Ervis Matës e Elvis Martinajt, ku u vra Santiago Malko. Dizdari njihet si mik i Martinajt.

Disa media kanë shkruar se i arrestuari është i afërm i Arbër Çekajt, pronarit të kompanisë së bananeve, i cili u dënua me 21 vite burg për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>