Të gjitha faktet e tensioneve Iran-SHBA

Nga Redaksia
Të gjitha faktet e tensioneve Iran-SHBA

Vrasja e një gjenerali iranian nga forcat amerikane në Irak ka nxitur tensione të forta. Prej ditësh përflitet për përshkallëzim të tensioneve pasi udhëheqësit iranian kanë kërcënuar për hakmarrje.

Exit News sjell të përmbledhur zhvillimet e ditëve të fundit që nga vrasja deri te qëndrimet politike:

3 janar – Vritet Qasem Soleimani, gjeneral iranian, drejtues i forcave elitare të Gardës Revolucionare të Iranit, konsideruar si krahu i djathtë i udhëheqësit fetar Ayatollah Khamenei.

Vrasja e Soleimanit u urdhërua nga Presidenti amerikan Trump. U bë me sulm të komanduar dronësh. Ai u godit sapo kishte mbërritur në Irak teksa udhëtonte në autokolonë bashkë me 7 pjesëtarë të tjerë të forcave elitare iraniane, figura kyçe në strategjinë e Teheranit për Lindjen e Mesme.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se vrasja e Soleimanit shmangu “një sulm të pritshëm kundër amerikanëve në Bagdad”.

Vrasja e gjeneralit iranian ndodhi pas krizës së viteve të fundit në Gjirin Persik. Pas disa sulmesh, për të cilat amerikanët ngarkuan me përgjegjësi Iranin, SHBA-të u tërhoqën prej marrëveshjes bërthamore me Teheranin.

Tërheqja e njëanshme u shoqërua me rivendosje sanksionesh dhe akuza ndaj iranianëve për nxitje sulmesh ndaj amerikanëve në rajon.

4 janar – Rusia i shpreh ngushëllime Iranit për vrasjen e gjeneralit Soleimani duke e konsideruar vrasjen e tij “hap aventuresk që do të çojë në rritje të tensioneve në të gjithë rajonin”. Më herët ajo dhe Kina kishin bërë thirrje për qetësi.

5 janar – Kuvendi i Irakut mori në shqyrtim një rezolutë përmes së cilës i kërkohej trupave të SHBA-ve largimin nga Iraku me arsyen se “prezenca e tyre për të luftuar ISIS-in nuk është më e nevojshme, pasi tashmë kjo luftë është fituar”.

Presidenti Trump kërcënoi Irakun me sanksione nëse një nismë e tij miratohej.

Irani deklaroi tërheqjen e mëtejshme nga angazhimet prej marrëveshjes bërthamore të arritur në vitin 2015-të për pasurimin e uraniumit.

6 janar – Kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi se do të zhvillonte një vizitë në Moskë për t’u takuar me Presidentin Vladimir Putin, ku pjesë e diskutimeve do të ishte edhe situata e Iranit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>