Të gjitha masat e qeverisë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit

Nga Exit News
Të gjitha masat e qeverisë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit

Qeveria mori sot disa masa shtesë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit në vend, si më poshtë:

— Pezullimi i të gjithë linjave të udhëtimit Itali-Shqipëri.

— Mbyllja deri në datën 3 prill 2020 të gjitha ambienteve që ofrojnë shërbime, lokale nate, disko apo të tjera lloje shërbimesh.

— Mbyllja deri në datën 3 prill të ambienteve të mbyllura të dedikuara për argëtimin e fëmijëve apo të rinjve, aktiviteteve në palestra, qendra sportive, pishina, qendra kulturore, qendra sociale, apo qendra argëtimi.

— Mbyllja e të gjitha gjykatave të vendit, për dy javët në vazhdim.

— Pensioni do të dërgohet në shtëpi me kosto zero për të moshuarit, duke filluar nga ky muaj deri në përfundim të kësaj situate.

— Postat duhet të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe të garantojnë masat për të kufizuar kontaktet me njerëzit.

— Administrata shtetërore nuk do të ofrojë më shërbime për qytetarët nëpër sportele.

— Një pjesë e administratës publike që mund të punojë nga kompjuteri do të punojë nga shtëpia, si dhe ata prindër që kanë fëmijë të vegjël, në çerdhe, kopshte apo arsimin fillor.

— Kufizim i kontakteve në institucionet rezidenciale publike dhe jopublike. Për qendrat sociale që ofrojnë shërbime si të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar, fëmijët pa përkrahje prindërore, do të shmanget kontakti me persona jashtë strukturës ku ata banojnë.

— Restorantet, baret të ofrojnë shërbime për qytetarët duke respektuar distancën prej së paku 2 m nga tavolinat dhe së paku 1 metër qytetarët nga njëri tjetri.

— Pezullohen përkohësisht të gjithë proceset dhe procedurat për konkurset publike të punësimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>