Rama, partia, shteti janë një

Rama, partia, shteti janë një

“Jemi një parti! Jemi një fuqi!”

Kështu iu drejtua sot Kryeministri Rama deputetëve socialistë, pasi u pohoi se Partia Socialiste, qeveria dhe shumica parlamentare janë një.

Deklaratën Kryeministri e bëri gjatë nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi mes Partisë Socialiste, Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Qeverisë, të cilën e përshkroi me fjalët:

“Është një marrëveshje që sanksionon rregullat e bashkëpunimit dhe ndërveprimit mes qeverisë, grupit dhe PS-së, si tre pjesë të pandashme të të njëjtit ekip. Jemi një parti. Jemi një fuqi. Nuk jemi të ndarë në shtresa. Jemi një parti. Jemi një fuqi.”

Dokumenti nuk është bërë ende publik, por është e qartë se është një akt absurd dhe qesharak, e natyrisht pa ndonjë përmbajtje apo pasojë të mirëfilltë. Është thjesht një veprim propagandistik para militantëve të tij.

Natyrisht është edhe një shfaqje triumfale e Edi Ramës para shqiptarëve, për të treguar se të gjitha pushtetet janë në dorë tij. Edi Rama është sot Kryetari i Partisë (Socialiste), Kryetari i Këshillit të Ministrave dhe (de facto) Kryetari i Kuvendit.

Kushtetuta jonë nuk garanton asnjë lloj ndarje apo kufizim të mirëfilltë të pushteteve dhe partia që ka shumicën parlamentare i ka kontrolluar gjithmonë pushtetet e tjera. Por Edi Rama këtë të metë të demokracisë dhe sistemit tonë politik është duke e paraqitur si një virtut dhe arritje.

Thirrjet e tij janë një këmbanë alarmi për gjendjen e demokracisë në vend, dhe oguri i keq për qeverisjen këto katër vjet.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>