
Të gjithë punonjësit e bizneseve private që janë shkarkuar nga puna në periudhën 1 mars – 17 maj, do të përfitojnë pagën e luftës prej 40 mijë lekësh.
Qeveria ka ndryshuar VKM-në e 16 majit, për paketën e dytë të ndihmës ekonomike, për të lejuar të gjithë punonjësit e shkarkuar të përfitojnë.
Të gjithë bizneset që kanë shkarkuar punonjës gjatë kësaj periudhe, duhet të bëjnë aplikimin online në faqen e Drejtorisë së Tatimeve, brenda datës 5 qershor. Nëse nuk bëjnë aplikimin, bizneset do të gjobiten me 50 mijë lekë.
Në rastet kur biznesi nuk do të kryejë aplikimin brenda afatit, të gjithë punonjësit e shkarkuar do të përfitojnë ndihmën financiare në mënyrë automatike, sipas listave zyrtare që ka Drejtoria e Tatimeve.