Të gjithë të shkarkuarit nga puna nga 1 marsi do përfitojnë pagën 40 mijë lekëshe

Nga Exit News
Të gjithë të shkarkuarit nga puna nga 1 marsi do përfitojnë pagën 40 mijë lekëshe

Të gjithë punonjësit e bizneseve private që janë shkarkuar nga puna në periudhën 1 mars – 17 maj, do të përfitojnë pagën e luftës prej 40 mijë lekësh.

Qeveria ka ndryshuar VKM-në e 16 majit, për paketën e dytë të ndihmës ekonomike, për të lejuar të gjithë punonjësit e shkarkuar të përfitojnë.

Të gjithë bizneset që kanë shkarkuar punonjës gjatë kësaj periudhe, duhet të bëjnë aplikimin online në faqen e Drejtorisë së Tatimeve, brenda datës 5 qershor. Nëse nuk bëjnë aplikimin, bizneset do të gjobiten me 50 mijë lekë.

Në rastet kur biznesi nuk do të kryejë aplikimin brenda afatit, të gjithë punonjësit e shkarkuar do të përfitojnë  ndihmën financiare në mënyrë automatike, sipas listave zyrtare që ka Drejtoria e Tatimeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>