Ditën e hënë, në Laboratorin e Qendrës Universitare “Nënë Tereza”, QSUT, do të kryhen testimet për të zbuluar antitrupat e krijuara nga kontakti me koronavirusin.
Ministrja e Shëndetësisë lajmëroi se deri më tani në gjendje janë 6 mijë teste të antitrupave. Mjekët, personeli mjekësor dhe policët do të jenë të parët që do të testohen, shtoi ministrja.
Në këtë laborator, më vonë mund të kryehen edhe testet për koronavirusin.