Të hënën nis vaksinimi i mësuesve në të gjithë vendin

Nga Exit News
Të hënën nis vaksinimi i mësuesve në të gjithë vendin

Të hënën nis vaksinimi në të gjithë Shqipërinë i mësuesve, njoftoi Kryeministri Edi Rama i pranishëm sot, 13 mars, në nisjen e vaksinimit të mësuesve në Tiranë.

“Hap i madh përpara. Kam shumë shpresë se në ditët në vijim do të kemi një lajm të mirë për një sasi të madhe që të nisim vaksinimin masiv për të liruar sezonin turistik”, u shpreh Kryeministri për median.

Rama tregoi se në çdo qytet të vendit do të zgjidhet një shkollë që të kthehet në një qendër vaksinimi për mësuesit.

Ai komentoi edhe lajmet për pezullimin e vaksinës AstraZeneca në disa prej vendeve të BE-së.

“Sasia ka ardhur nga Suedia, dhe e imagjinoni ju të nisen vaksina nga Suedia nëse do të kenë probleme. Italia thotë se nuk ka asnjë të dhënë dhe asnjë bazë që të lidhë disa ngjarje shëndetësore me problemet e vaksinës”.

Ndërsa, ministrja e Shëndetësisë njoftoi se do të vaksinohen sot mbi 250 mësues në Tiranë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>