Të infektuarit me Delta 2 herë më shumë mundësi të shtrohen në spital, studimi i ri

Nga Exit News
Të infektuarit me Delta 2 herë më shumë mundësi të shtrohen në spital, studimi i ri

Njerëzit e infektuar me variantin delta të koronavirusit kanë dy herë më shumë gjasa të shtrohen në spital sesa ata të infektuar me llojin origjinal, sipas një studimi të botuar në The Lancet të premten.

Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar vlerësuan pacientët me COVID-19 në Angli midis 29 marsit dhe 23 majit.

Nga ata pacientë, 8,682 ishin të infektuar me variantin delta dhe 34,656 ishin të infektuar me llojin origjinal.

Shumica e pacientëve në studim, 74 përqind, ishin të pavaksinuar.

Nga pacientët me variantin delta, 2.3 përqind u pranuan në spital, krahasuar me 2.2 përqind të atyre me shtamë origjinale brenda 14 ditëve nga testimi pozitiv.

Por duke marrë parasysh faktorë të caktuar që ndikojnë në rrezikun e shtrimit në spital si mosha, gjinia, udhëtimi i fundit dhe statusi i vaksinimit, varianti delta u shoqërua me një rritje të rrezikut të shtrimit në spital 2.26 herë mbi variantin origjinal.

Varianti delta ishte gjithashtu përgjegjës për një rrezik 1.45-fish në rritje për të kërkuar kujdes urgjent.

Anne Presanis, një nga autoret e studimit, tha në një deklaratë se vaksinimi është vendimtar për të zvogëluar rrezikun e infeksionit simptomatik me delta.

“Analiza jonë nxjerr në pah se në mungesë të vaksinimit, çdo shpërthim delta do të imponojë një barrë më të madhe në kujdesin shëndetësor sesa një epidemi alfa,” tha Presanis, sipas Bloomberg.

“Vaksinimi i plotë është thelbësor për zvogëlimin e rrezikut të një individi për infeksion simptomatik me delta”, shtoi ajo.

Varianti delta është bërë lloji dominues i COVID-19 në shumë vende, përfshirë SHBA-të.

Një studim i veçantë në Skoci i botuar në qershor gjithashtu zbuloi se varianti delta është i lidhur me rrezik ë shtuar të shtrimit në spital.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>