Të larguarit nga puna në Bashkinë e Tiranës po protestojnë këtë mëngjes kundër qeverisë, përpara Hotel Tiranës, ku po zhvillohet Konferenca e Donatorëve.
Dhjetra të larguar nga puna kanë kërkuar të hyjnë në Konferencën e Donatorëve. Ato janë ndeshur me Policinë, e cila i ka ndaluar të hyjnë në ambjentet e konferencës.
Sipas tyre, donatorët duhet të dinë se po bëhen pazare me lekët e tyre dhe nuk po i ofrohen vende pune.