Të sëmurët lehtë me Covid-19 do të ndiqen në shtëpi nga mjekët e familjes

Nga Exit News
Të sëmurët lehtë me Covid-19 do të ndiqen në shtëpi nga mjekët e familjes

Të sëmurët lehtë me Covid-19, të cilët janë mbyllur në shtëpi, do të ndiqen nga mjekët e familjes.

Lajmin e dha Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një vizite në qendrën shëndetësore Nr.5 në rrugën Islam Alla në Tiranë.

Ajo u shpreh se 1 600 mjekë të të gjithë vendit do t’u vijnë në ndihmë qytetarëve që janë prekur nga epidemia e koronavirusit.

“Ashtu siç janë në vijën e zjarrit mjekët e Spitalit Infektiv, mjekët e spitalit Shefqet Ndroqi, dhe gjithë sistemi spitalor […] e njëjta gjë është dhe për mjekët e familjes.

Janë 1600 mjekë të familjes të cilët kanë fokusuar forcat e tyre […] për asistencën që do t’i japin pacientëve me Covid-19 të cilët kanë simptoma të lehta apo të moderuara dhe trajtohen në kushte shtëpie.”

Ministrja u shpreh se mjekët e familjes do të informojnë për çdo të infektuar që gjendet në zonën e tyre të mbulimit.

Për të ndjekur rastet, mjekët do të duhet të përdorin videokonsultat dhe sistemin e telemjekësisë.

Deri të hënën, në Shqipëri janë diagnostikuar 377 persona të infektuar me koronavirus, 22 prej të cilëve kanë vdekur dhe 116 janë shëruar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>