
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në fshatin Adriatik në Kurbin pas një konflikti të çastit mbrëmjen e së martës.
Policia thotë se ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.
Dyshohet se një 20-vjeçar ka qëlluar në ajër gjatë një konflikti me një 18-vjeçar dhe më pas është larguar.
Ndërkohë shërbimet e Policisë po krehin zonën për kapjen e 20 vjeçarit si dhe gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit me të cilën ka qëlluar në ajër.