
Të shtunën, 25 prill, deri në orën 11:00 do të lejohet të dalin vetëm pensionistët.
Njoftimin e bëri kryeministri Rama në Facebook.
Ndërkohë policia i bëri thirrje atyre që të mos ulen në grupe nëpër parqe apo lulishte, të mos jenë më shumë se dy persona bashkë dhe para orës 11:00 të kthehen në banesë, kjo si mënyra parandaluese të infektimit nga koronavirusi.
Të gjithë të tjerët duhet të respektojnë masat kufizuese për të mos dalë nga banesa deri në orën 05:00 të ditës së hënë.
Policia ka njoftuar se do të vëzhgojë territorin me drone për të parë shkeljet e kufizimeve.