Të skualifikuarit nga gara për BKH padisin Komisionin e Vlerësimit

Nga Exit News
Të skualifikuarit nga gara për BKH padisin Komisionin e Vlerësimit

Shtatë prej të skualifikuarve nga gara për Byron Kombëtare të Hetimit kanë kallëzuar penalisht Komisionin e Vlerësimit që i skualifikoi ato nga gara.

Të skualifikuarit pretendojnë se Dritan Prenci, Enkelejda Millonai, Vladimir Mara, kryeprokurori i SPAK-ut, Arben Kraja, dhe drejtoresha e BKH-së, Aida Hajnaj kanë manipuluar garën, kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë falsifikuar dokumentet.

Disa prej të skualifikuare u shprehën se kanë vënë re mungesë transparence gjatë gjithë procesit:

“Nuk kemi gjetur asnjë sqarim nga drejtuesit e procesit. E shkarkojnë përgjegjësinë te monitoruesit ndërkombëtarë. Kërkojmë vënien para përgjegjësisë të këtyre personave sa më shpejt.”

Siç Exit News shkroi një ditë më parë rreth 300 kandidatë të skualifikuar nga gara janë ankuar për mungesë transparence gjatë garës, veçanërisht në fazën e dytë.

Në faqen zyrtare të ambasadës amerikane, e cila ka përshëndetur përfundimin e fazës së dytë të konkurrimit, dhjetra prej të skualifikuarve kanë komentuar për problemet e procesit.

Shumë prej tyre pretendojnë se në fazën e dytë, atë të testit fizik,  nuk pati transparencë dhe kritere të përcaktuara për pragun e pikëve në secilin prej disiplinave.

Po ashtu, ata shkruajtën se mes 103 kandidatëve të kualifikuar për në fazën tjetër, shumica kishin marrë shumë pak pikë në testin logjik. Ndërsa në mesin e 300 të skualifikuarve ishin ata që kishin marrë pikët maksimale në testim.

Të skualifikuarit, përmes komenteve, i kanë kërkuar drejtueses së BKH-së Aida Hajnas, që të dalë publikisht dhe të sqarojë situatën e krijuar në testime.

Aktualisht garën për 60 vendet e BKH-së e kanë kaluar 103 kandidatë, mes të cilëve dhe 21 femra. Ata do të vazhdojnë testimin dhe në dy faza: testimin me ese dhe testin e polografit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>